top of page

Të dashura NËNA


Të dashura nëna,

Një gjë duhet ta keni gjithmonë parasysh:

Kujdesuni për veten.

Një nga dhuratat më të çmuara që mund t’ia dhurosh fëmijës është të pasurit një nënë të shëndoshë- psiqikisht, emocionalisht dhe fizikisht.

Ngado që kthehemi ka dikush apo diçka që na “tregon” të gjitha rrugët ku ne gjoja se kemi ngecur.

Pinterest-i bëhet një listë e ruajtjes së mënyrave për të krijuar përvoja “magjike” e që ne nuk i kemi realizuar në jetën e përditshme.

Facebook-u na tregon fotografi nga jeta e njerëzve që nuk e tregon jetën ashtu siç është në realitet. Duhet ta kuptoni, se të gjitha nënat hasin në vështirësi, dhe nuk duhet të ndjeni faj nëse nuk arrini të bëni diçka. Sepse, e vërteta është se: Të qenurit Nënë është jeta nëpër “kanale-hendëqe”, janë fitoret e vogla dhe të mëdha, është qëndrimi përkrah fëmijës në një moment të rëndësishëm, janë duart e përlyera, janë streset e detyrave të shtëpisë, të mësuarit ecjes dhe të folurit, është festimi për shënimin e golit të parë, apo ndarja e kokoshkave gjatë shikimit të një filmi të animuar.

Të qenurit nënë është e VËSHTIRË dhe e BUKUR. Ty të duhet kujdes dhe pushim që të realizosh një punë aq të vështirë dhe të bukur, çdo ditë.

Me siguri do qesheni dhe do thoni se Ideja për t’u kujdesur për veten tingëllon bukur , por shtrohet pyetja se kur do të ndodh? Veçanërisht kur mezi arrini të gjitha takimet dhe angazhimet që java i sjell. Kështu që, ja ku keni disa ide:

Bëni një list të gjërave që ju “rinovojnë” (ju bëjnë të ndiheni më të reja). Çka ju bën të ndiheni të energjizuara dhe të pushuara? Gjumi, kafeja me shoqet, shikimi i një filmi pa shpërqëndrim, pjesmarrja në një grup mbështetës? . Gjeni 2-3 gjëra që me të vërtet funksionojn për ju dhe mundohuni të realizoni njërën javën që vjen.

Pusho para se të lodhesh shumë(raskapitesh). Qasja e Galloway-t për vrapim në distancë të gjatë përfshin konceptin se ti duhet të pushosh përpara se të lodhesh shumë në mënyrë që pushimi të të shërbej për të mirë. Nuk di shumë për vrapin, por e di dhe e marr me mend se të qenurit një NËNË është një Maraton dhe ti duhet të kërkosh pushim me qëllim përgjatë kësaj rruge.

Kërko ndihmë nga familjarët dhe miqtë. Ndoshta do të duhej të këkosh nga një i/e afërm të kujdeset disa orë për fëmijën në mënyrë që ti t’i kushtosh pak kohë vetvetes. Ty të lejohet të kërkosh ndihmë nga tjerët që do të të ndihmojnë të qëndrosh e shëndetshme.

Vendos vetë çfarë do jetë më mirë për ty dhe fëmijën atë ditë dhe mos ndiej faj për këtë.

bottom of page