top of page

Pse është  me rëndësi për fëmijën tuaj zhvillimi i Inteligjencës Emocionale?


Nëpërmjet zhvillimit të inteligjencës emocionale, fëmijët mësojnë të përdorin shumëllojshmëri strategjish emocionale të tilla si rregullimi emocional, këmbëngulja, ndjeshmëria, aftësi për zgjidhje të konflikteve..me qëllim që tu bëjë ballë situatave emocionale të vështira, si në shkollë ashtu dhe në kontekstin jo-shkollor, atë familjar dhe social.

Si emocionet ashtu edhe strategjitë emocionale mund të mësohen. Por, po ta pyesim këdo nëse në shkollë i kanë mësuar teknika për vetë-kontroll, zgjidhje të konflikteve, marredhënie interpersonale…përgjigja do të ishte negative.. Por , gati secili do na tregoj rrënjën katrore,lumenjtë e Europës… koncepte që edhe sot do I riprodhonim si “papagaj”. Megjithatë, , realiteti është se dita-ditës ne jemi të detyruar të shkëmbejmë emocione, të komunikojmë emocionalisht me veten dhe të tjerët,apo të përjetojmë emocione të ndryshme të tilla si: zemërimi, zhgënjimi ose gëzimi…

Nga ana tjetër, edhe pse asnjëherë nuk është e tepërt të mësohen koncepte në lidhje me fusha të ndryshme, nuk duhet anashkaluar rëndësia e zhvillimit integral të individit, në të cilin dimensioni emocional është thelbësorë.

QËLLIMET E EDUKIMIT EMOCIONAL

• Të nxit zhvillimin integral të fëmijëve.

• Të mundësoj kuptim më të mirë të emocioneve.

• Të mundësoj Identifikimin e emocioneve të tjetrit.

• Të zhvillon aftësinë për vetë-kontroll të emocioneve.

• Të parandalojë efektet e dëmshme të emocioneve negative.

•Të zhvillojë aftësinë për të gjeneruar emocione pozitive.

• Të zhvillojë aftësinë për vetë-motivim.

• T’i mundësoj fëmiut të përvetësoj një qëndrim pozitiv ndaj jetës.

• Të përmirësoj marrëdhëniet ndërpersonale.

• Të zhvillojë aftësitë jetësore për mirëqenie personale dhe sociale.

bottom of page